Qytetari nga Prishtina e pësoi keq pasi hodhi bërllokun në hapësirë publike

17:34 | 09 July 2019

Hedhja e bërllokut në vend të ndaluar i ka kushtuar shtrenjtë një qytetari nga Prishtina.

Sot komuna e Prishtinës gjegjësisht drejtoria e Inspekcionit ka gjobitur palën që e ka ndotur ambientin.

Adonis Tahiri nga kjo drejtori ka njoftuar se qytetarët e kanë raportuar rastin për ndotje të hapësirës me mbeturina ndërsa gjoba për palën është 100 euro.

“Përveç gjobës, pala është obliguar që ta pastrojë hapësirën në prezencë të inspektorëve”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Komento: