Qytetari nga Prishtina tenton të shmang pagesën e ujësjellësit

16:53 | 19 Korrik 2023
qytetari-nga-prishtina-tenton-te-shmang-pagesen-e-ujesjellesit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” sh.a përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se janë realizuar dhjetëra shkyçje nga sistemi i furnizimit me ujë.

Shkyçjet janë bërë në lagjen “Tophane” në kryeqytet ku një nga konsumatorët e kësaj kompanie me një borxh të lartë është munduar që fsheh  pusetën e tij me kubëza betoni, në mënyrë që të mos ta lejojnë që ta gjejnë ujëmatësin nga  Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”.

Por KRU “Prishtina” nuk është ndaluar dhe ka vazhduar punën e tyre./Front Online

Komento: