Qytetari raporton se i janë vjedhur 26 Bitcoin në Mitrovicën e Veriut

11:26 | 30 January 2021

Hajni e pazakontë, në Mitrovicën e Veriut vidhet Bitcoini.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka lajmëruar policinë se nga të dyshuar të panjohur i janë vjedhur 26 kriptovaluta të llojit Bitcoin.

Policia është duke e hetuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut.

“Mitrovica Veri, 28.01.2021-02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur 26 bitcon (kriptovalutë). Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Komento: