Sot Kosova feston 11-vjetorin e Pavarsisë.
Një ngjarje jo e zakontë është shënuar sot paradite në Ditën e Pavarësisë në veri të Mitrovicës.
Një person me automjetin e tij të dekoruar me flamuj kombëtarë, shtetërorë e amerikanë, ka përzgjedhur të festojë duke qarkulluar nëpër rrugët e veriut të Mitrovicës.
Atij nuk i ka penguar shikimi “miqësor” i disa qytetarëve serbë, kur situata e përgjithshme vazhdon të jetë e
acaruar në atë pjesë.