
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin e tij social ku shfaqen disa qytetarë, njëri prej tyre duke lyer me bojë një varkë në hapësirë publike.
Krahas postit, kreu i qeverisë shprehet se kjo s’mund të jetë kurrsesi skenë e zakonshme nga jeta e një lagjeje në qytetet e Shqipërisë 2030 në BE, ndërsa bën me dije se ngjarja ka ndodhur as 1 km nga bulevardi i Tiranës.
Ndër të tjera Rama paralajmëron se shumë shpejt do të ketë një pako speciale ligjore për këto qytetarë.
“Kjo nuk mund të jetë kurrësesi një skenë e zakonshme nga jeta e një lagjeje në qytetet e Shqipërisë 2030 në BE, e jo më një skenë e përditshme as 1 kilometër nga bulevardi i Tiranës.
Dhe këtu nuk është çështja të shkojë ky e të shkojë ai për t’i larguar këta dhunues të jetës komunitare duke i gjobitur.
Këtu duhet vënë njëherë e mirë me ligj e me zakon dhe kushdo që e dhunon hapësirën e përbashkët publike me një akt zaptimi, duke bllokuar, ndërtuar, ndotur apo bërë biznes në kurriz të komunitetit, duhet të ndëshkohet penalisht.