Qytetarit i bie të fikët në Aeroportin e Prishtinës, polici dhe zhytësi ia japin ndihmën e parë

23:43 | 01 October 2021

Pasditen e sotme një qytetar nga Gjakova ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë para terminalit të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Por, atë e mbajtën në jetë disa persona, përfshirë policë, që qëlluan afër pasi reaguan shpejt, duke i dhënë ndihmën e parë.

“Sot më, 01.10.2021, rreth orës 15:25, para terminalit të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), një qytetar (më vonë është identifikuar si F.Q., viti i lindjes 1972 nga Gjakova) ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve policorë, konkretisht policit K.G., një qytetari L.A., (viti i lindjes 1991, anëtar i Ekipit të Zhytjes nga Mitrovica) dhe personelit mjekësor të ANP-së, konkretisht Xh.R., ka bërë që qytetari të mbahet në jetë, t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, t’i bëhet reanimimi kardio-polmular dhe t’i stabilizohet gjendja”.

Qytetari pasi ishte dërguar për në emergjencën e QKUK-së dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Komento: