Qyteti me i lirë në Evropë është Prishtina, ja faktet

09:12 | 12 March 2019

Prishtina po del të jetë qyteti me i lirë në Evropë.

Për të përcaktuar indeksin e kostove të jetesës, Numbeo bazohet në 5 indekse të tjera siç janë: indeksi i qirave, indeksi i kostove të jetesës plus qirasë, indeksi i shportës bazë, indeksi i restoranteve, indeksi i fuqisë blerëse të vendasve.

Tirana renditet ndër vendet me kostot më të lira të jetesës në Europë. Nga 181 qytete të Evropës që janë listuar nga Numbeo, portali më i madh që grumbullon të dhëna mbi kostot dhe cilësinë e jetesës, Tirana renditet në vendin e 155.

Megjithatë kryeqyteti i Shqipërisë nuk është më i liri në rajon. Prishtina “ka rrëmbyer” vendin e parë si qyteti më i lirë i Evropës. Ndërkohë që ndër vendet e rajonit pas Prishtinës renditet Shkupi, në vendin e 168, ndërsa Tirana është e treta.

Me një diferencë të ngushtë nga njeri tjetri renditen Sarajeva (148) dhe Beogradi (147), ndërsa Podgorica është kryeqyteti më i shtrenjtë ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor sipas Numbeos, duke u renditur në vendin e 143.

Për të përcaktuar indeksin e kostove të jetesës, Numbeo bazohet në 5 indekse të tjera siç janë: indeksi i qirave, indeksi i kostove të jetesës plus qirasë, indeksi i shportës bazë, indeksi i restoranteve, indeksi i fuqisë blerëse të vendasve.

Për sa i përket indeksit të qirave, Tirana është më e shtrenjtë edhe se Sarajeva, e cila në renditjen e përgjithshme është më e kushtueshme se kryeqyteti i Shqipërisë.

Por, Tirana renditet me indeksin më të ulët në rajon për sa i përket fuqive blerëse të vendasve. Ndonëse Tirana është e lirë për të huajt që vijnë të jetojnë në Shqipëri, ajo është shumë e shtrenjtë për vendasit. Indeksi i fuqisë blerëse të vendasve është 33.8 në Tiranë, rreth 38.01 në Beograd, 40 në Shkup, 48 në Podgoricë dhe 65.9 në Prishtinë, shkruan Monitor.

Indeksi i fuqisë blerëse 33 në Tiranë do të thotë se vendasit këtu mund të blejnë rreth 70% më pak se njujorkezët me pagë mesatare. Në këtë renditje të Numbeos për kostot e jetesës është marrë si referencë kostot e jetesës në Nju Jork (100) dhe treguesit krahasohen me këtë qytet.

Cilët janë më të shtrenjtët

Zvicra është shteti më i shtrenjtë në të gjithë Europën. Gjashtë qytete europiane mbizotërojnë listën e Numbeos për sa i përket indeksit të kostove të jetesës 2019. Më pas renditen vendet e Europës Veriore si Norvegjia dhe Islanda. Kryeqyteti i Francës renditet në vendin e 14, ndërsa Londra në vendin e 16.

Komento: