Ra në liqenin e Livoqit, gjendet trupi i pajetë i 53-vjeçarit

11:03 | 03 February 2019

Një person ka rënë në liqenin e Livoqit.

Personi i gjinisë mashkullore që dyshohet se ka rënë dje në liqenin e Livoqit është gjetur, mëson Gazeta Express nga burime të sigurta brenda Policisë së Kosovës.

“Po, është gjetë trupi i pajetë”, konfirmoi shkurtë ky burim nga PK.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm u raportua se policia dhe FSK kanë filluar kërkimet për gjetjen e 53-vjeçarit.

Lajmin për zhdukjen dhe kërkimet e 53 vjeçarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Në ora 18:00 ne mbrëmë kemi kemi marrë informatën se një veturë me çelsa gjendet afër pendës së Livoqit. Ka dyshime se një person ka mundur të bjerë në pendë Zhytësit edhe FSK’së dhe edhe njësitë tjera janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hashani.

Komento: