Ra nga 8 metra lartësi, vdes 22-vjeçarja shqiptare, Policia thotë se ishte ngjitur për të bërë selfie

22:56 | 11 Janar 2021

Vdes 22-vjeçarja shqiptare që ra nga 8 metra lartësi në Greqi, Policia thotë se ishte ngjitur për të bërë selfie.

Një 22-vjeçare, e cila në prag të ndërrimit të viteve, kishte rënë nga një lartësi prej tetë metrash ka humbur jetën.

Vendasit, shkruajnë mediat greke, dëgjuan e saj për ndihmë dhe njoftuan menjëherë një ambulancë, e cila e dërgoi në spital me fraktura në trup.

Vajza me origjinë shqiptare qëndroi e shtruar për 10 ditë, por nuk ka mundur të mbijetojë, siç konfirmuan dhe të afërmit e saj.

Tani pritet që autopsia të hedhë dhe ajo pak dritë mbi ngjarjen.

Policia po shqyrton pretendimet se 22-vjeçarja fatkeqe ishte ngjitur atje për të bërë një selfie, një variant ky i cili është hedhur poshtë nga familja e saj.

Komento: