
Ka ndërruar jetë futbollisti gjerman, Sebastian Hertner në moshën 34-vjeçare.
Hertner, vdiq pasi kishte rënë nga teleferiku teksa ishte në pushime në Savin Kuk të Malit të Zi.
Gruaja e tij ishte dëshmitare e aksidentit, me Hertnerin që ra nga një lartësi prej 70 metrash.
Të paktën tre turistë të tjerë pretendohet se kanë mbetur të bllokuar në karriget e tyre për disa orë. Ekipet e shpëtimit arritën t’i zbrisnin këta njerëz në mënyrë të sigurt.
Ish-mbrojtësi luajti për skuadrat si 1860 Munich, Erzgebirge Aue dhe Darmstadt në divizionin e dytë.
Klubi i tij i fundit ishte ETSV Hamburg, klub në ligën e pestë gjermane.