Gresa Pallaska është një ndër aktoret më të njohura shqiptare, e që arriti që profesionin e saj ta zhvillojë edhe jashtë kufijve kombëtarë.
Në publikun shqiptar u bë e njohur që në paraqitjen e parë në skenë, mirëpo, me rolin e ‘Rabisë’ u bë edhe më e njohur e më e pëlqyer se sa që ishte, shkruan ORAinfo.
Ajo së fundmi ka marrë pjesë në një shfaqje teatrale jashtë vendit e që na e ka mundësuar ta shohim në fotografi të ndryshme.
Sot ajo ka publikuar disa fotografi në të cilat po duket tejet bukur e veshur me një fustan të gjatë e të kaltër. Kaq bukur po i rri./ORAinfo/