
Ylli i PSG-së Adrien Rabiot ka pranuar se është në bisedime me Juventusin.
Adrien Rabiot ka konfirmuar se është “në bisedime me Juventusin, klub që të gjithë do të dëshironin të luanin”.
Mesfushori 24-vjeçar është lojtar i lirë dhe ka qenë shumë i lidhur me Manchester Unitedin, por mediat kanë raportuar se mund të ndryshojë mendjen dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re me Paris Saint-Germain.
Megjithatë, gjersa ndodhet në pushime me nënën e tij në Porto Ercole, ai foli për Corriere dello Sport dhe Tuttosport.
“Juventusi është një klub i madh që të gjithë do të donin të luanin”, tha futbollisti francez dhe më tutje shtoi, “Është e vërtetë, jemi duke biseduar”.
Sportitalia kishte raportuar se “Bianconerët” se zyrtarët e klubit italian po këmbëngulin që ta kenë në radhët e veta lojtarin, i cili do të ishte transferi i dytë si lojtar i lirë pas Aaron Ramsey të Arsenalit.
Ndryshe, Juventus është shpallur kamion i Italisë, por ka dështuar në Ligë të Kampionëve.
