Rabiot te Juventusi ? Vjen lajmi i papritur

15:39 | 19 Qershor 2019

Juventusi, është duke pritur për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot për të marrë një vendim përfundimtar rreth asaj se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Sky Sport Italia raporton se francezi ende nuk ka vendosur se ku do të qëndrojë e ardhmja e tij, pavarësisht pretendimit të El Chiringuito se ai tashmë kishte rënë dakord me Bianconerët, përcjell ORAinfo.

Manchester United raportohej gjithashtu se i kishte ofruar 24-vjeçarit një kontratë.

Rabiot ka kaluar të gjithë karrierën e tij profesionale me Les Parisiens, përveç gjashtë muajve në kredi në Toulouse, duke fituar gjashtë tituj Ligue 1.

Megjithatë, një mosmarrëveshje kontraktuale e pa atë të rënë nga ekipi i parë i gjigantëve francezë në dhjetor./ORAinfo/

Komento: