Rada Trajkoviç ankohet në Beograd se serbët në Kosovë kanë frikë nga Vuçiq

09:34 | 13 Janar 2019

Edhe mbrëmë kanë vazhduar në Serbi protestat masive kundër presidentit Aleksander Vuçiq.

Përveç liderëve opozitar serb ishte edhe politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviç.

Ajo mori fjalën para protestuesve duke adresuar kritika të rënda në drejtim të pushtetit në Serbi.

“Ne nga Kosova nuk kërkojmë shumë, ne kërkojmë që serbët të mos kenë frikë nga serbët, dhe se ne kemi frikë nga Vuçiqi në pushtet” u shprehë ajo.

Ajo poashtu kërkoi nga Vuçiq që të ekstradoi Milan Radojiçiq të dyshuarin për vrasjen politikanit serb Oliver Ivanoviç.

Protesta në Serbi thuhet se do të ketë edhe në ditën kur do të vijë presidenti rus Vladimir Putin.

Komento: