Rada Trajkoviq e krahason Kurtin me presidentin e Azerbajxhanit

14:12 | 21 Shtator 2023
rada-trajkoviq-e-krahason-kurtin-me-presidentin-e-azerbajxhanit

Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka krahasuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Trajkoviqi, përmes një shkrimi në rrjetin social “X” (ish-Twitter), ka thënë se Kurti dëshironte të ishte si presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, por sipas saj, ajo frikësohet se Kurti po shkon rrugës së presidentit të Azerbajxhanit, Aliyev.

“Arrestimi i koordinuar me serbët anekënd Kosovës janë eskalim i qartë dhe i vetdijshëm i destabilizimit të komunitetit tonë” konsideron këshilltarja në ministrinë për kthim Rada Trajkovic, pas arrestimit të tre serbëve të tjerë që dyshohen për krime lufte, transmeton express.

Trajkoviq e cilësoi kryeministrin Kurti si një lider autoritar, duke e ndërlidhur me liderin azerbajxhanas Ilhan Aliev, tani që është në cikël konflikti me Armeninë. Fillimisht e përdori edhe talljen që presidenti serb Aleksandart Vuciq e përdorë për kryeministrin Kurti, ‘se dëshiron të duket si Zelensky’.

“Kurti dëshironte të jetë Zelensky, por frikësohem se i ka hyrë rrugës së Aliev” konsideron Trajkoviq.

Komento: