Rada Trajkoviq reagon: Gjest i rrallë e i guximshëm i Gazmend Muhaxherit

22:54 | 14 October 2022

Reagon Rada Trajkoviq: Gjest i rrallë e i guximshëm i Gazmend Muhaxherit.

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq e ka pritur pozitivisht pjesëmarrjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri në kurorëzimin e Patriarkut të Kishës Ortodokse serbe në Patriarkanën e Pejës.

Ajo ka thënë se ky veprim është një gjest i rrallë dhe i guximshëm, që i ndihmon tejkalimit të ndarjeve etnike, raporton Gazeta Express.

Trajkoviq ka thënë se veprime të tilla është mirë të bëhen të zakonshme.

“Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, ka ndjekur sot ceremoninë e kurorëzimi të Patriarkut Pofirije. Një gjest i rralë dhe i guximshëm për të tejkaluar ndarjet etnike. Veprime të tilla duhet të jenë normale dhe jo raste të pazakonta”, ka shkruar ajo.

Pjesëmarrja e Muhaxherit në këtë ceremoni religjioze ortodokse, ka shkaktuar një efekt habie te serbët dhe mediat serbe.

E përditshmja serbe blic.rs ka publikuar një artikull lidhur me ngjarjen, me titull “Një mysafir tërheq vëmendjen e të gjithëve: ai u ul pranë patriarkut, por nuk ishte peshkop e as serb”.

Në artikull thuhet se i ftuari, kryetari Muhaxheri, mori duartrokitjet e peshkopëve dhe besimtarëve ortodoksë.

Komento: