Rada Trajkoviq thotë se u ndalua nga policia serbe të hyjë në Kosovë.
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se është ndaluar në pikën kufitare Merdare. Më tej ajo ka sqaruar se ndalesa i është bërë nga policia serbe.
“Sapo më ndaluan në vendkalimin Merdare. Jam e përjashtuar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.
Ajo shtoi se ka udhëtuar për t’u takuar me përfaqësues të zyrës greke në Kosovë dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Unë kërkoj lirinë e lëvizjes”, është lutur Rada Trajkoviq në një postim në llogarinë e saj në Twitter.
Politikania serbe së fundmi ka marrë detyrën si këshilltare e ministrit të ri të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
Trajkoviq ka njoftuar gjatë javës se ajo dhe familjha e saj po marrin vazhdimisht kërcënime. Për sigurinë e saj, ajo e ka bërë përgjegjës presidentin serb, Aleksandër Vuciq.
Ajo është në konflikt të vazhdueshëm me zyrtarët më të lartë në Serbi, përfshirë kryeministren Ana Bërnabiq dhe shefin e të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviq.