Radoniqi: Kemi pranuar peticionet nga katër komunat, na duhet kohë për të bërë verifikimin e tyre

14:42 | 25 Janar 2024
radoniqi:-kemi-pranuar-peticionet-nga-kater-komunat,-na-duhet-kohe-per-te-bere-verifikimin-e-tyre

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radoniqi, ka thënë se kanë pranuar peticionet nga katër komunat veriore për shkaktimin e kryetarëve.

Ai ka shtuar se numri i nënshkrimeve është i madh dhe se ju nevojitet kohë që zyrtaret e KQZ ti verifikojnë ato nënshkrime.

“E konfirmoj që i kemi pranuar peticionin nga katër komunat. Ka numër të madh dhe nevojitet kohë zyrtarët me bë verifikimin e tyre”, ka thënë ai sot gjatë mbledhje se rregullt të KQZ-së./eo

Komento: