Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se më 9 janar pritet të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes.
“Që nga mesi i muajit gusht KQZ është duke i vazhduar përgatitjet dhe deri më tani shumë nga aktivitetet janë kryer dhe të tjerat janë duke u zhvilluar. Më 9 janar pritet të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes, ndërkaq me 11 janar subjektet politike do ta fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, tha Radoniqi.