Oferta prej 100 milionë eurove ka arritur: Rafael Leao ka skuadër të re.
Oferta stratosferike ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani.
Ai që u zgjodh MVP i Serie A sezonin e kaluar mund të largohet së shpejti nga kampionati italian.
Performanca e parregullt e këtij viti, kontrata që skadon në qershor 2024 dhe problemet e papritura që u shfaqën gjatë rinovimit mund ta bindin Milan-in që të pranojë të shesë Rafael Leao-n.
Një vit pas afatit, klubit të Milan-it do t’i duhet në mënyrë të pashmangshme të ulë pretendimet për kartonin e portugezit, edhe nëse orientimi i përgjithshëm është të mos shkojë nën 100 milionë euro.
Një shifër që për momentin një klub mbi të gjitha në Europë duket se është i gatshëm të investojë për të siguruar ish-talentin e Lille. Po flasim për Paris Saint Germain, i bindur për të fundosur goditjen dhe veçanërisht për të djegur konkurrentët anglezë.
Siç raporton ‘El Nacional’, menaxheri Jorge Mendes duket se ka folur për marrëveshjen e Leao-s me presidentin Al-Khelaifi, në fakt ka një marrëdhënie të shkëlqyer mes të dyve dhe mund të lindë edhe një sinergji e fortë në merkato.
Numri një i klubit parisien, ndër të tjera, aktualisht po përballet me rinovimin e komplikuar të Leo Messi-t, i cili ashtu si portugezi, ka arritur në vitin e fundit të kontratës.
Mund të ketë një përvojë ekzotike në të ardhmen e argjentinasit, për shembull jashtë Europës, edhe nëse në Spanjë flitet se Barcelona do të bëjë gjithçka për ta rikthyer atë në Katalonjë dy vjet pas lamtumirës së tij.
Në atë moment, përballë një propozimi me vlerë rreth 100 milionë euro, do të ishte thuajse e pamundur për Milan-in e Maldini-t dhe Massara-s të thoshin jo, veçanërisht pa pasur një marrëveshje rinovimi në dorë.
Një shifër që në çdo rast mund t’i lejojë kuqezinjtë të bëjnë një investim serioz në sulm duke parë problemet që ka pasur skuadra e Pioli-t këtë sezon përpara portës.