Rafinha kërkon që Barcelona ta transferojë këtë lojtar

16:01 | 05 Korrik 2019

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha është i interesuar që Neymar të kthehet në Camp Nou.

Neymar, 27, është i lidhur ngushtë me një rikthim në Camp Nou, dy vjet pasi braziliani arriti për 222 milionë dollarë në PSG duke thyer një rekord botëror në këtë proces, përcjell ORAinfo.

Bashkëlojtari i tij brazilian Rafinha shpreson se Neymar vendos për një kthim prapa për të rifilluar partneritetin e tij me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

“Shpresoj që Neymar të kthehet, ai është një lojtar i madh që do të ishte me të vërtetë i mirë për Barcelonën”, tha Rafinha, nëpërmjet mediave spanjolle./ORAinfo/

Komento: