Rafuna: Hekuran Murati të sjellë vendime e ligje që ua lehtëson punën bizneseve

09:25 | 22 Korrik 2024
rafuna:-hekuran-murati-te-sjelle-vendime-e-ligje-qe-ua-lehteson-punen-bizneseve


Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Lulzim Rafuna ka kërkuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) të punojë më shumë në luftimin e informalitetit, që t’ua lehtësojë bizneseve procedurat për deklarim të qarkullimeve e përdorim të arkave fiskale.

Rafuna thotë se ministri Hekuran Murati duhet të sjell ligje e rregullore që e eliminojnë burokracinë.

“Murati duhet të sjell vendimi, ligje e rregullore që janë shumë transparente që i thjeshtojnë procedurat që e eliminojnë burokracinë, kjo i stimulon bizneset që me deklarua sa më shumë qarkullimin dhe me i shti në përdorim arkat fiskale. Shumica e bizneseve janë duke vepruar me arka fiskale”, theksoi Rafuna.

Komento: