Rafuna pritet nga Aderholt në ShBA, flasin për potencialin ekonomik

11:03 | 23 Maj 2024
rafuna-pritet-nga-aderholt-ne-shba,-flasin-per-potencialin-ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është pritur të mërkurën, nga kongresmeni Robert Aderholt, me të cilin ka biseduar për rolin e biznesit në thellimin e paqes dhe bashkëpunimit rajonal si dhe rolin e ShBA-së në këto procese.

Në cilësinë edhe të kryesuesit të Fondit Investues të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, Rafuna e ka informuar Aderholtin për potencialin për të tërhequr investime të Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor.

Aderholt shprehu gatishmërinë e ShBA-së që të përkrah përpjekjet për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm e që sjell paqe e stabilitet për tërë rajonin.

Rafuna ka theksuar se komuniteti i biznesit po kontribuon në avancimn e vendeve të tyre në proceset e integrimeve euroatlantike.

Komento: