Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit

11:03 | 01 Maj 2024
ragmi-mustafi-konfirmon-kandidaturen-per-kryetar-te-bujanocit

Ragmi Mustafi është kandidat i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Komunës së Bujanocit.

Vetë Mustafi ka konfirmuar se ka këtë të mërkurë ka pranuar nominim për zgjedhjet lokale të 2 qershorit që mbahen në Serbi.

“Karrierën time politike e kam fillu si shumë i ri, me ëndrrën e madhe, t’i shërbej shqiptarëve të Luginës së Preshevës në përgjithësi, e Komunës së Bujanocit në veçanti! Besimin që më dha, fillimisht kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, kryetarit Kuvendit Enver Ramadani, kryesia e antarësia e partisë me të cilën u rritëm të gjithë, që pas udhëheqjes më Këshillin Kombëtar Shqiptar të marrim #Bashkë udhëheqjen e Komunës së Bujanocit është ndër privilegjet më të mëdha të jetës sime, andaj FALEMINDERIT”, ka shkruar Mustafi.

“Të nderuar bashkëqytetarë të Komunës së Bujanocit, sfidat janë të shumta, problemet e mëdha me të cilat komuna jonë vazhdon të ballafaqohet. Ama, jam i bindur se bashkë e me përkushtim, do ngadhnjejmë, që fitorja jonë e 2 qershorit te jetë e madhe, e të fillojë një epokë e re, plotë zhvillim e angazhim në përmirësimin e situatës politike, sociale e ekonomike në Bujanoc”.

Mustafi ka bërë thirrje për mobilizim masiv të shqiptarëve, duke thënë se deri më 2 qershor , cdo ditë do të jetë ditë zgjedhjesh.

Komento: