Rahovec: Gjendet pa shenja jete një person në arat e tij

09:09 | 09 Shtator 2023
rahovec:-gjendet-pa-shenja-jete-nje-person-ne-arat-e-tij

Një person është gjetur pa shenja jete në arat e tij në fshatin Pataqan i Epërm në Rahovec.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se babai i tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në arat e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: