Rahoveci shënon 14 Qershorin, Latifaj: Liria është amanet që duhet ruajtur

13:15 | 14 Qershor 2026
rahoveci-shenon-14-qershorin,-latifaj:-liria-eshte-amanet-qe-duhet-ruajtur

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifaj, ka marrë pjesë në seancën solemne të organizuar me rastin e 14 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Rahovecit, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve, martirëve, veteranëve të luftës dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e vendit.

Në fjalën e tij, Latifaj theksoi se kjo datë e rëndësishme historike kujton çmimin e madh të lirisë dhe obligimin e institucioneve dhe qytetarëve për ta ruajtur dhe zhvilluar atë për brezat e ardhshëm.

Ai shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë të rënët dhe kontribuuesit e luftës çlirimtare, duke vlerësuar sakrificën e tyre si themel të lirisë dhe shtetndërtimit.

Me këtë rast, kryetari Latifaj uroi qytetarët për Ditën e Çlirimit të Rahovecit, duke përcjellë mesazhin: “Urime 14 Qershori – Dita e Çlirimit të Rahovecit. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”

Komento: