Rahoveci tërhiqet nga Liga Ballkanike

16:58 | 03 Mars 2020

Klubi basketbollistik Rahoveci ka vendosur të tërhiqet nga Ballkan Liga, për shkak të shumë pakënaqësive rreth organizimit të këtij turneu.

Këtë e ka konfirmuar anëtari i bordit, Bekim Hoxha, i cila tha se deri te ky vendim kanë ardhur në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

‘’Kemi bërë kërkesën që të tërhiqemi nga Ballkan Liga, kemi marrë letër mbështetëse nga Federata e Basketbollit të Kosovës. Në konsultim me Federatën e Basketbollit kemi marrë vendim që të tërhiqemi nga BIBL për shkak të shumë parregullsive dhe dyshimeve tona’’.

‘Na është konfirmu se do të jenë gjashtë ekipe pastaj në raundin e dytë ndryshoi gjithçka. Kjo na ka shtyrë të marrim këtë vendim në porporcion me rregullat e garës’’, shtoi Hoxha në prononcimin për lajmi. net.

Rahoveci nuk shijoi sezon të mirë në BIBL, duke u renditur në pozitën e fundit me tre fitore dhe gjashtë humbje.

Ndeshja vendimtare me Pejën, e planifikuar të zhvillohet këtë të mërkurë në ‘Karagaç’ kundër vreshtarëve, me shumë gjasë do të anulohet.

Komento: