Raiola bllokon transferimin e yllit të madh e Barça – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Raiola bllokon transferimin e yllit të madh e Barça

17:45 | 05 Shkurt 2019

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi dhe Matthijs de Ligt është kandidati kryesor. Nga ana tjetër, talenti holandez është duke pritur që Blaugrana të paraqesë një ofertë zyrtare për Ajaxin përcjell ORAinfo.

Vullneti i tij është të vazhdojë të luajë me ish-shokun e tij Frankie De Jong, i blerë së fundi nga Barcelona nga i njëjti Ajax për 70 milionë euro.

Çështja kryesore për mbylljen e marrëveshjes mund të përfaqësohet nga agjenti i de Ligt, Mina Raiola, pozita e të cilit nuk është e qartë.

Me një agjent tjetër, gjithçka do të ishte më e lehtë pasi Raiola kërkoi bllokimin për transferimin e De Ligt. /ORAinfo/

Komento: