Raiola i propozon talentin e ri holandez, Milani i kthen këtë përgjigje!

11:03 | 15 Maj 2021

Për sulmin, përveç Vlahovic dhe Belotti, duhet marrë parasysh edhe një tjetër emër dhe që konsiderohet si një futbollist zbulim në Holandë.

Po flasim për Myron Boadu, talenti i datëlindjes 2001 dhe që është në pronësi të AZ Alkmaar.

Ashtu si shkruan Tuttosport, sulmuesi shtatlartë mund të jetë karta fituese e Raiola për të bindur kuqezinjtë për rinovimin e Donnarumma duke kënaqur agjentin edhe me ndonjë komision.

Natyrisht, duhet parë se cila do të jetë përgjigjia e drejtuesve kuqezi dhe dyshes Maldini-Massara.

Komento: