Raiola ia ofroi yllin e madh United, “Djajtë e Kuq” e refuzon keq

22:12 | 02 Gusht 2019

Manchester United, thuhet se e hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar Moise Kean nga Juventus këtë verë pasi lojtari iu ofrua klubit nga agjenti Mino Raiola.

Sulmuesi 19-vjeçar është vendosur të përfundojë një transferim në Everton në këtë dritare pasi të dy klubet ranë dakord për një tarifë prej 29 milionë më herët këtë javë, përcjell ORAinfo.

Ndërkohë, United aktualisht është në proces të arritjes së një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Paulo Dybala dhe Romelu Lukaku para se të mbyllet dritarja e transferimit.

Sipas 90min, Kean iu ofrua United nga Raiola në këtë dritare, por klubi i Premier League hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar të riun e talentuar.

Raiola shpesh ka bërë biznes me United kohët e fundit, duke ndërmjetësuar marrëveshje për Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic dhe Henrikh Mkhitarean./ORAinfo/

Komento: