Raiola jep lajmin e keq për Milanin: S’ka marrëveshje me Milanin për Ibrahimovicin

19:43 | 23 August 2020

Raiola: “S’ka marrëveshje me Milanin për Ibrahimovicin”.

Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë i pranishëm kur Milani të nis përgatitjet për sezonin e ri të hënën, e konfirmon Mino Raiola: ‘nuk është punë parash’.

Sulmuesi është pa kontratë pas ardhjes nga LA Galaxy si lojtar i lirë.

Raportohet se Milani i ka ofruar kontratë 2-vjeçare dhe 6 milionë euro në sezon plus bonuse, por Ibra kërkon 7 milionë.

Sky Sport Italia raporton se s’ka ndonjë afat të caktuar për arritjen e marrëveshjes kështu që bisedimet do të vazhdojnë.

“Ai nuk do të jetë nesër me të tjerët, për momentin”, tha Raiola për Sky Sport Italia.

“Ende jemi duke biseduar, por nuk ka ende marrëveshje. Nuk është punë parash, por te bindja. Për tu martuar duhen dy persona dhe nëse Ibrahimovic nëse nuk do të donte të mbeste në Milano, atëherë nuk do të ishim duke negociuar”.

“Jam optimist. Nuk punoj për të krijuar probleme, por për të gjetur zgjidhje”.

Raiola gjithashtu përfaqëson Gianluigi Donnarumman, kontrata e të cilit i skadon me Milanin në vitin 2021.

“Nuk ka folur për Gigio dhe s’e kam ndërmend. Është një çështje e ndjeshme me fansat. Klubi ka tani prioritete tjera dhe nuk është momenti i duhur për të folur për këtë”, deklaroi Raiola.

Komento: