
Verrati mund të përfundojë te Barcelona.
Agjenti i Marco Verratti, Mino Raiola e ka bërë të vetëdijshëm Barcelona për qëllimin e mesfushorit për të ndërmarrë një sfidë të re larg Paris Saint Germain raporton Don Balon,përcjell ORAinfo.

Futbollistit italian mbetet ende dy vjet në marrëveshjen e tij të tanishme në Parc des Princes, por Barca mund të jetë e gatshme të ofrojë 65 milion € (72 milion dollarë, 56 milion £) plus Ivan Rakitic për të siguruar shërbimet e tij./ORAinfo/