Raiola po e sjell në Milan super lojtarin nga Juventus i

10:36 | 26 Mars 2019

Lojtari i Juventusit Moise Kean i cili gjithashtu luan edhe për ekipin kombëtar italian, po tregohet gjithnjë e më larg skuadrës nga Torino.

Ardhmja e tij në stadiumin Allianz mbetet e paqartë, me kontratën e tij me Bianconerët që përfundojnë në vitin 2020.

Agjenti i të riut, Mino Raiola ka folur për të ardhmen e lojtarit, duke treguar se kishte bërë përpjekse që atë ta transferoi te Milani.

“Ka disa vlerësime për t’u bërë, djali duhet gjithmonë të luajë. Unë gati e solla atë [Kean] te Milan në janar, Leonardo dhe unë kishim bërë gjithçka, por Juventusi nuk donte që kjo të ndodhte”, tha ai.

“Përsëritja me klubin Për momentin, ka një ngërç, djali ka detyrimin të luajë gjithmonë.
Ai ka folur edhe për të ardhmën e Donnarummas.

“Ai do të rinovoj me Milanin. Balotelli ka detyrimin të kthehet në ekipin kombëtar dhe të bashkohet me Keanin. Unë do të flas me De Laurentiis”, shtoi super-agjenti. /ORAinfo/

Komento: