Raiola pritet të takohet me Leonardon për yllin e skuadrës

14:26 | 20 Shkurt 2019

Kontrata e Jack Bonaventura skadon në vitin 2020 dhe Milan do të diskutojë një zgjatje të mundshme të kontratës me agjentin e tij Mino Raiola në javët e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Rino Gattuso është një admirues i madh i ish-yllit të Atalanta dhe Raiola është i interesuar të njohë planet e klubit për të ardhmen.

Në javët e ardhshme do të mbahet një takim. Milan ka marrë kohë për të lejuar yllin e tyre që të shërohen nga lëndimet e tij, por së shpejti do të diskutojnë të ardhmen e tij në klub së bashku me agjentin e tij.

Dëshira e të dyja palëve është që të vazhdojnë rrugën e tyre së bashku.

Takimi i ardhshëm do të jetë i dobishëm për të ndërtuar bazën për të zgjatur qëndrimin e lojtarit në klub përtej qershorit
2020.

Bonaventura, 30 vjeç, iu nënshtrua operacionit të gjurit në nëntor. Sezoni i tij ka përfunduar tashmë, por Milan ka besim tek lojtari dhe dëshiron që ai të mbetet në klub sa më shumë kohë të jetë e mundur. /ORAinfo/

Komento: