Raka thotë se mesazhi i shpërndarë në emrin e tij për “katastrofën që na pret”, është lajm i rrejshëm

21:09 | 14 Korrik 2020

Mikrobiologu, Lul Raka, ka reaguar pasi ka qarkulluar një lajm kinse ai ka paralajmëruar një katastrofë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Raka thotë se mesazhi që është shpërndarë në emër të tij është i rrejshëm, teksa ka lutur qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë:

Te nderuar/a,

Mesazhi që èshtè shperndare neper portale (per “katastrofen” qè na pret), ne emrin tim eshte lajm i rrejshèm!

MBANI MASKÈN!

Shpètoni veten, me te dashurit Tuaj dhe Kosovèn!

Komento: