Raketat e Hamasit bien shumë pranë Ambasadës Shqiptare në Izrael

17:31 | 15 Maj 2021

Ambasada e Shqipërisë në Izrael, me anë të një deklarate bën me dije se ditën e sotme më 15 maj, pranë zyrave të saj ka pasur goditje të shumta me raketa.

Luftimet që po zhvillohen mes grupit islamist të Hamas-it dhe Izraelit po prekin dhe ambasadat. Më herët ishte Ambasada Austriake, ajo që njoftoi për një goditje me raketë, shumë pranë godinës së tyre.\

Ambasada Shqiptare atje me anë të një statusi në median sociale Twitter, bën me dije shqetësimin nga “sulmet pa kriter të Hamasit në Izrael”.

“Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë shpërthyese duhet të de-përshkallëzohet”, shkruhet në reagimin zyrtar të ambasadës.

Komento: