Rakiq ‘godet’ liderët e Kosovës, ja si i quan ata – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rakiq ‘godet’ liderët e Kosovës, ja si i quan ata

18:30 | 29 Maj 2019

Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq u ka dhënë një ‘goditje’ liderëve kosovar.

Pas aksionit të djeshëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në komunat veriore, serbët kanë protestuar sot për të kundërshtuar këtë aksion.

Madje protesta në fjalë u bë me thirrje të kryetarit të veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Ai bëri thirrje që qytetarët serb të mblidheshin në mënyrë që tjerët të dëgjojnë mesazhin e tyre se nuk kanë frikë dhe se nuk do të largohen nga veriu.

Në protestën e sotme nuk munguan edhe deklaratat nga ky i fundit.

Ndër të tjerash Rakiq falënderoi ‘vëllezërit’ e komunës së Zubin Potok-ut që sipas tij nuk ishin aspak të frikësuar dje.

Madje Rakiq udhëheqësve kosovar iu referua si kriminelë e që sipas tij së pari duhet të pastrojnë oborrin e tyre.

“Po i porosis kriminelët e luftës që së pari të pastrojnë oborrin e tyre. Serbë të mitë dashur, jemi dëshmitarë të padrejtësisë më të madhe e cila po na e bëhet edhe e cila nuk ka fund. Do të pajtoheni me mua se është vështirë që të jemi të qetë në këto kohë të vështira me plot sfida, por ju lutem që mos të bini preh e provokimeve të tilla të cilat provokime zhvillohet në kuzhinat e perëndimit. Dëshiron që ta dini se derisa të jemi në Kosovë, ajo do të jetë serbe dhe do të mbetet serbe gjithmonë. Andaj duhet të luftojmë dhe të jemi unik sepse Atdheu ynë Serbia do të jetë gjithmonë me ne”, tha ndër të tjerash Rakiq, transmeton Indeksonline.

Serbët e pranishëm vazhduan të duartrokisnin fjalimin e tij përplot ‘vrerë’ në drejtim të aksionit të djeshëm që kishte të bënte me kontrabandim dhe krim të organizuar e ku u arrestuan shumë zyrtarë policorë e doganier.

Ndër të arrestuarit e djeshëm ishin 11 serb, shqiptarë, boshnjakë e rus të cilët punonin në UNMIK.

Komento: