Rakitic thotë se do ta mendonte kalimin në Inter Miami.
Shpesh në qendër të zërave të afatit kalimtar, Ivan Rakitic, mesfushori kroat i Barcelonës, ka folur për një të ardhme të mundshme te MLS, ndoshta tek Inter Miami i David Beckham.
“Është e qartë se futbollit po tërheq më shumë njerëz çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Rakitic për Mundo Deportivo.
“Është fantastike, jam shumë i lumtur që po ndodh. Është një ndjesi speciale të shikosh sesi futbolli mund të rritet dhe të zhvillohet. Nëse shikoj një ndeshje të MLS-së, i them vetes: ‘Po, dua ta shikoj’”.
Dhe me tej: “Unë tek Inter Miami? Të shohim. Nëse do të më telefononte Beckham…”,
Kroati në të kaluarën ka thënë se do të respektonte kontratën që ka me Barcelonën dhe më pas do të kërkonte një ekip të ri.