Rakitic me deklaratë të papritur për Messin

21:18 | 30 Prill 2019

Rakitic thotë se ndjekin rrugën e Messit, më të mirit në histori të futbollit.

Ivan Rakitic ka thënë se lojtarët e Barcelonës ndjekin rrugën e Lionel Messit, kapitenit të tyre.

Ylli argjentinas për herë të parë në karrierën e tij ka çuar lartë trofeun e La Ligas si kapiten i Barcelonës.

Rakitic para ndeshjes me Liverpool, ka thënë se ata marrin parasysh këshillat e kapitenit të tyre, sepse ai sheh rrugën më të mirë për ekipin e tij.

“Kur kapiteni ynë thotë diçka, çfarëdo qoftë ajo, ne duhet të ndjekim rrugën më të mirë që ai sheh për ekipin e tij”, ka deklaruar Rakitic, përcjell lajmi.

“Nëse kjo ndeshje ka ndonjë presion të posaçëm, kjo është për të mirat që Barca ka bërë”.

“Messi ka fituar dhjetë tituj të La Ligas në 15 sezone. Unë e kuptoj se të tjerët nuk festohen si i pari, por nëse e shihni se si e tërheq kupën”.

“Ne kemi edhe më shumë dëshirë për ta bërë këtë”.

“Ne jemi Barca, luajmë për gjithçka dhe ndjekim lojtarin më të mirë në histori”.

Komento: