Rakitiç në Milan, vjen lajmi i fundit nga Spanja

17:48 | 22 April 2020

Ivan Rakitiç pritet të largohet gjatë verës nga Barcelona.

Interesim për të kanë shumë ekipe nga Serie A, ndërsa se fundi për yllin kroat interesim ka shprehur edhe Milan.

Klubi kuq e zi, i është bashkuar Interit dhe Napolit në garën për të transferuar mesfushorin e Barcelonës Ivan Rakitiç gjatë kësaj vere në ‘San Siro’, përcjell ORAinfo.

Kuqezinjtë kanë qenë të lidhur ngushtë me një lëvizje për Rakitic që nga vera e kaluar kur u raportua se-drejtori i atëhershme Zvone Boban ishte duke u përpjekur të bindte bashkatdhetarin e tij për t’u transferuar në Itali, por përkundër largimit të tij ka pasur raporte që pretendojnë se ai është akoma shënjestër për Milanin.

Kroati ka bërë 31 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me Barcelonën, ndëërsa ka startuar vetëm në 10 ndeshjet e La Ligës.

Marrëveshja aktuale e Rakitic në Camp Nou është vendosur të skadojë në qershor 2021, dhe sipas mediave spanjolle largimi i tij pritet të ndodh këtë verë.

Mbetët të shihet nëse Milan do të arrijë t’i mposhtë Interin dhe Napolin për Rakitiç. /ORAinfo/

Komento: