Rakitic shpërthen ndaj Barcelonës

10:42 | 03 Shkurt 2020

Rakitic nuk kursen kritikat për Barcelonën, i mërzitur me trajtimin gjatë merkatos.

Ylli kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, nuk ka kursyer aspak kritikat për skuadrën e tij, Barcelonën.

Merkatoja e janarit ishte mjaft interesante, dhe një nga emrat e përfolur ishte edhe ai i Ivan Rakitic.

Skuadra katalane kalkulonte në largimin e lojtarit, kurse Inter ishte skuadra që interesohej për të. Me të gjitha këto ndodhi, i pakënaqur ka mbetur Ivan Rakitic, i cili ka ndjerë mos-respekt.

“Ka pasur disa gjëra që nuk kam pëlqyer. E kam thënë hapur” ka thënë Rakitic, transmeton lajmi.net.

“Ne e dimë se ka njerëz që marrin vendime, por këtu ne jemi të qeshim dhe të shijojmë. Në fund, gjëja më e mirë për klubin duhet të jetë e mirë për të gjithë” ka shtuar kroati.

“Ne duhet të pranojmë të mos i kuptojmë disa gjëra” shtoi ndër të tjerash mesfushori i Barcelonës.

Rakitic është aktivizuar mbrëmë kundër Levante. Ai ishte në formacionin startues të Quique Setien, në treshen e mesfushës, krahë Sergio Busquets dhe Frenkie de Jong.

Duket se ai ka lënë prapa kohërat e vështira nën urdhrat e Valverde dhe është gati për të vazhduar aventurën e tij në ‘Camp Nou’.

Komento: