Rakitic në Inter? Zbulon gjithçka vetë lojtari

14:07 | 22 Maj 2019

Ivan Rakitic, e ka bërë të qartë se ai nuk do të bashkohet me Inter këtë verë.

Rakitic ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim te Interi për një kohë dhe Mundo Deportivo raportoi më parë në maj se Nerazzurët ishin afër pranimit të një marrëveshje për mesfushorin e Barçës, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, 31-vjeçari i tha gazetës: “Nuk e di pse më lidhin me Interin. Nuk mund ta shpjegoj.

“Unë respektoj shumë ekipe të tjera. Interi është një ekip i shkëlqyer dhe ne luajtëm kundër tyre këtë sezon.

“Kam shokë dhe i respektoj. Unë jam ku unë dua të jem dhe nëse Interi po mendon për mua, atëherë është mirë, por jam i lumtur në Barcelonë”, ka thënë ylli kroat./ORAinfo/

Komento: