Edi Rama dhe Behgjet Pacolli, janë takuar sot.
Kryeministri Edi Rama ka vizituar kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ku ka takuar kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, kompania e të cilit është përzgjedhur si ndërtuese nga qeveria e Ramës.
Rama e ka përshëndetur Pacollin me “He bac ku je”, teksa Pacolli ia ka kthyer “qe” raporton Gazeta Express.
Më pas, kryeministri Rama e ka pyetur Pacollin se a mund ta ndërtojë aeroportin para afatit të paraparë në muajin prill 2024
“Do ta bësh më shpejt apo jo”, e pyet Rama
Pista e Aeroportit të Vlorës do të jetë më e gjata në Shqipëri 3.2 kilometra.