Rama flet për dorëheqjen e Haradinajt, ja si e quan atë

15:38 | 30 July 2019

Edi Rama ka folur për dorëheqjen e Ramush Haradinajt.

Se Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës në dorëheqje, e kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë prishur punët në mes vete, u pa më së miri kur Haradinaj mori ftesë nga Haga e dha dorëheqje nga pozita që mbante në qeveri.

Rama zgjodhi të heshtë për disa ditë, e kur foli tha se është qëndrim taktik, duke u radhitur kështu në qëndrim me presidentin Hashim Thaçi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur që sot të flasë për ftesën që iu bë për në Hagë kryeministrit, tash në dorëheqje të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Jo me vullnet të tij, por, i pyetur nga gazetarët, Rama u fokusua në luftën e UÇK-së, e jo te thirrja në Hagë e intervistimi i Haradinajt. Sipas tij ajo se çka veproi Ramush Haradinaj pas marrjes së ftesës është gjëja më normale, e se një veprim i tillë është çështje politike dhe taktike.

“Në raport me luftën unë e konsideroj Ramush Haradinaj dhe Jakup Krasniqin si anëtarë të një lufte çlirimtare, e cila nuk mund të zhbëhet dhe as nuk mund të tjetërsohet nga këto akuza”, ka thënë Rama.

Përderisa për dorëheqjen e Ramush Haradinaj nga posti i kryeminsitrit reaguan shumë prej liderëve të rajonit, posaçërisht në Shqipëri, kreu i Qeverisë shqiptare, një ditë pasi që ai bëri publike vendimit, pati folur për ftesat e Hagës, pa përmendur emra të përveçëm.

Sikur sot edhe atë herë, Rama thoshte se ftesa për protagonistët e UCK-së është një sfidë e papërfunduar kombëtare.

Komento: