Kriza energjetike ka përfshirë gjithë Evropën.
Kryeministri Edi Rama, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur për krizën energjetike që e pret Shqipërinë gjatë dimrit të cilin kreu i qeverisë e përkufizoi si “të vështirë por jo të frikshëm”.
Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Rama deklaroi se sfidat kryesore janë ajo e cmimeve dhe sasia e energjisë së disponueshme.
Rama u shpreh se qeveria ka disa skenarë, duke shprehur vendosmëri për mos rritje të çmimit të energjisë për familjet dhe bizneset e vogla.
“Dimri do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë dhe një bast i madh për diktatorin e kremlinit, Për shqiptarët dimri do të jetë i vështirë, por jo i frikshëm. Duam ta prekim pa kufizime dhe pa prekur familjarët apo biznesin. Dimri ka dhe një sfidën e rritjes së çmimeve.
Me reshjet e ditëve të fundit kemi pak rikupreim përsa i përketë energjisë, gjithsesi nuk i kemi të gjitha sasitë që na duhen për nevojën e brendshme, jemi të detyruar të dalim në treg. Ne i kemi një seri skenarësh dhe jemi të vendosur që të kemi një demimër pa kufizime”,-tha Rama.