Rama godet Kurtin: Ka deficit të madh politik e personal, në vazhdimësi sulmon figurat e UÇK’së, qe 6 vjet asnjë projekt

22:35 | 19 Maj 2026
rama-godet-kurtin:-ka-deficit-te-madh-politik-e-personal,-ne-vazhdimesi-sulmon-figurat-e-uck’se,-qe-6-vjet-asnje-projekt

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka bërë reagim të drejtpërdrejt përmes një statusi në FB, kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i thënë se qytetarëve u ka borxh zhvillim, program dhe mirëqenie.

Kryetari Rama thotë se “Albin Kurti ka deficit të madh politik dhe personal, sepse nuk ka asnjë kontribut as në luftën çlirimtare dhe as në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”.

“Prandaj, në vazhdimësi përpiqet ta mbulojë këtë mungesë me propagandë, duke sulmuar figurat e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” si “hajna” e “kriminelë” dhe, me ligësinë më të madhe, duke tentuar që familjet më të mëdha atdhetare t’i bëjë pjesë të diskursit të fushatës”, shprehet Rama.

Rama i thotë Kurtit se “për gjashtë vjet në pushtet, e ka zhytur vendin në varfëri dhe stagnim. Pa ASNJË projekt madhor, pa zhvillim kapital dhe pa ASNJË rezultat konkret. ASNJË. ZERO”.

“Në mungesë të rezultateve, ai vazhdon të mbështetet në propagandë”, shprehet Rama.

“Të shohim me çfarë do të vendosë ta vazhdojë fushatën: me ndonjë kërcënime për jetë! Me ndonjë premtim për mërgatën! Apo me një tjetër episod patriotik propagandues!

Kryeministër, qytetarët nuk kanë nevojë për filma propagandistikë të kohës së komunizmit. U ke borxh program, zhvillim dhe mirëqenie! Sa i ke varfëru na tregun raportet!”, ka deklaruar Rama.

Postimi i plotë:

Komento: