Rama i reagon Mihalit: Mos e ki të ndalume hyrjen në Evropë, çysh e ke pas të ndalume dikur në Kosovë?

22:20 | 18 Qershor 2026
rama-i-reagon-mihalit:-mos-e-ki-te-ndalume-hyrjen-ne-evrope,-cysh-e-ke-pas-te-ndalume-dikur-ne-kosove?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka vazhduar përplasjen me Koordinatoren e Komiteteve në VV, Dejona Mihalin.

Mihali mbrëmë e akuzoi Ramën për korrupsion dhe tha se e mban në pozitë krimi i organizuar.

Rama e ka pyetur Mihalin nëse e ka të ndaluar hyrjen në Evropë, “çysh e ke pas të ndalume dikur në Kosovë”.

Postimi i plotë:

Mihajli, paske fol për krimin diçka!

Tregoju popullit të Kosovës:

Si një person pa funksion shtetnor, pse ke komunikime me ish-kryeshefin e KEK-ut, për çështje operative e vendimmarrje?

Pse je ftu ne prokurori për skandalin me energji të Martin Berishaj/GEN?

Pse emni yt përmendet në hetimet me rastin e rezervave shtetnore? Keni vjedh në grunë edhe në vaj. Imagjino!

“Aktiviste”, ti e din që ka edhe shumë pyetje tjera per ty? Prandaj, Dejona Mihajli, të “uroj ngushëllime”. Agjenda juaj përçarëse është shpërfaq.

Sa për informatë, trami elektrik nuk ka “viza”. Ata me “viza” janë në Rusi. Në Perëndim janë elektrikë. Mos e ki të ndalume hyrjen në Evropë, çysh e ke pas të ndalume dikur në Kosovë?

Komento: