Rama i shqetësuar për numrin e sulmeve nga qenët endacakë

17:07 | 11 Prill 2022

Qenët endacakë vazhdon të jenë problem i madh në vendin tonë.

Sot gjatë ditës janë publikuar pamje kur disa qenë në kryeqytet kanë sulmuar një grua e cila është rrëzuar derisa ka tentuar të mbrohet. Derisa nuk dihen pasojat, nëse gruaja është kafshuar nga qentë, ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama.

Rama ka thënë se me shqetësim i ka para pamjet duke e quajtur problemin e qenëve kompleks.

“Ata na urrejnë sepse e hanë bukën tonë”, Vulinin e bën nervoz takimi i Ku…

“Me shqetësim pashë sot pamjet, ku një qytetare e Prishtinës sulmohet nga qentë endacakë! Ne jemi të vetëdijshëm për problemin shumë kompleks që kemi para vetes dhe në këtë drejtim kemi ndërmarrë disa veprime, si trajtimi i qenve endacakë përmes procesit KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho) dhe hapjes së 18 pikave të reja ushqyese” ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për veprime tjera që janë ndërmarrë.

“Gjithashtu, po punojmë dhe kemi filluar procedurat për ndërtimin e strehimores për qentë. Por, kjo nuk mjafton për të eliminuar në tërësi këtë problem” ka thënë i pari i Prishtinës.

Rama ka kërkuar edhe bashkëpunimin e Komunave tjera dhe Qeverisë.

“Ky problem kompleks nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve edhe me Qeverinë e Kosovës dhe Komunat e tjera”

Komento: