Rama kërkon që në nëntor të mbledhen dy Kuvendet

12:13 | 20 Qershor 2022

Sot po mbahet një mbledhje mes dy qeverive shqiptare.

Gjatë mbledhjes së tetë mes dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka propozuar që në nëntor të mbahet Kuvendi i Përbashkët mes dy vendeve, shkruan Express.

Ai këtë propozim e bëri meqë është afër 110 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, “në funksion të optimizmit që kthehet në entuziazëm”.

Rama tha se nëse dakordohen kryesitë e dy kuvendeve, ai dhe Kurti do ta adresojnë këtë dhomë të përbashkët.

Ai tha se slogani “të përbashkuar”, materializohet në Kuvendin e Përbashkët mes dy qeverive.

“Në pjesën tjetër të optimizmit që kthehet në entuziazëm, e kam merak vetë. Në funksion të optimizmit që ktheht në entuziazëm, unë do t’iu propozoja që, meqenëse jemi në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit të pavarur të Shqipërisë, ne të kishim në nëntor të parin kuvend të përbashkët, me të dyja parlamentet e mbledhura në një dhomë, ku po na u dha mundësia dhe po u ra dakord, na jepet ne të dyve privilegji që të adresojmë këtë dhomë të përbashkët të Kuvendit.

Por në të gjitha rastet, nëse bashkërisht arrijmë të bindim të dy kryesitë e kuvendeve, në Kosovë dhe Shqipëri, që të kemi këtë kuvend të përbashkët, atëherë japim edhe mesazhin për të gjitha ata që lexojnë sloganet e mbledhjeve që këto s’janë slogane bosh.
Mbledhja e tetë e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë me sloganin “të përbashkuar”, materializohet në Kuvendin e përbashkuar të nëntorit, edhe ky është një projekt që na vlen dhe në ndërkohë me shumë kënaqësi që puna e nisur mes dy kuvendeve ka kaluar në një nivel komplet tjetër.

Komento: