
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të kryhet lidhja e rrugës ‘’A’’ me rrugën ‘’B’’.
Rama, ka thënë edhe se, punimet po bëhen në vendosjen e anësoreve në segmentin e fundit të rrugës ‘’A’’.
‘’Gjatë kësaj jave pritet të kryhet lidhja e Rrugës “A” me Rrugën “B” 🚧
Vazhdojnë punimet në vendosjen e anësoreve në segmentin e fundit të rrugës “A”🏗️’’, ka shkruar Rama.